Vullnetarët Spanjollë shpëtojnë 54 emigrantë në detin Mesdhe

by engel

Rojet vullnetare të shpëtimit nga shoqata bamirëse spanjolle “Proactiva Open Arms” shpëtuan të martën 54 emigrantë të bllokuar në një gomone në Detin Mesdhe në ishullin italian të Lampedusa, ka treguar një dëshmitar për Reuters.

Ata që u shpëtuan ishin kryesisht shtetas sirianë, tha dëshmitari. Ata u dërguan më vonë në Lampeduza nga roja bregdetare italiane.

Mesdheu qendror është një nga rrugët më të rrezikshme për refugjatët që kërkojnë azil në Evropë. Vitin e kaluar, më shumë se 3,100 njerëz vdiqën ose u zhdukën gjatë përpjekjes për të kaluar detin për në Evropë, sipas të dhënave nga agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Open Arms tha se kishte shpëtuar gjithsej 383 njerëz në katër ditët e fundit. Të hënën, anija e saj e kërkim-shpëtimit Astral ndihmoi 110 persona të grumbulluar në një maune të mbingarkuar prej druri, duke përfshirë gjashtë gra, katër fëmijë, dy të moshuar dhe një person me aftësi të kufizuara.

Duke folur në bordin e Astral, koordinatorja e misionit, Esther Camps, tha se kjo organizatë bëmirëse është duke vërejtur një rritje e numrit të refugjatëve të cilët janë duke përdorur varka të pasigurta prej hekuri, me gjasë të salduara me dorë në Tunizi.

Ajo shtoi se kjo ipo ndodh ndoshta për shkak të miratimit të Tunizisë të një qëndrimi të vijës së ashpër kundër imigracionit, i cili ka bërë që shumë emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane të largohen nga vendi.

Një fotograf i Reuters tregoi një anije prej hekuri të ndryshkur që dukej se ishte e ndarë në dysh, me gjysmat e lidhura me mentesha. Camps tha se ishte hera e parë që kishin hasur në një lloj anijeje të tillë dhe fillimisht menduan se ishte thyer në gjysmë dhe do të fundosej.

“Me sa duket nuk është thyer, por përkundrazi është një formë e re e prodhimit. Ne dyshojmë se është sepse është shumë më e lehtë të transportohet pa u zbuluar si në tokë ashtu edhe në det,” shtoi ajo./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy