BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e putinistit Stoilkoviq

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria e RMV-së kaloi nën hijen, pasi sipas tyre, u organizua nga putinisti i përbetuar, Ivan Stoilkoviq.

“Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve, pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me para-pëlqim të OBRM-PDUKM-së si në kohërat e Rrahman Morinës”

“Ky poshtërim i shqiptarëve nga hyzmeqarët e OBRM-PDUKM-së ka marrë përmasa alarmuese me tendencë që çdo e arritur në drejtim të barazisë të zhbëhet. Platforma ligjore mbi legjitimitetin, e përgatitur si propozim nga Paul Williams dhe PILPG, parandalon vazalitetin dhe mungesën e legjitimitetit etnik të institucioneve në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI

Në fund shtojnë se do të nisin konsultime publike mbi platformën për legjitimitet me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat dhe qytetarët që nga muaji shtator

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy