Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar që në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi në Bruksel do të diskutohet për hapjen e urës së ibrit.
Përmes një reagimi në “X”, Lajçak ka thënë se BE-ja vazhdimisht ka theksuar se çështja e urës duhet të diskutohet në Bruksel.
Ai i ka quajtur të pavërteta pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës, por ka thënë se kjo bëhet me marrëveshje.
Sipas tij Qeveria nuk duhet të merr vendime kundër vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se një Qeveri e mirë e kupton ndjeshmërinë ndaj pakicave
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose se ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta”.
“Vendosja e një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmëritë e pakicës. Ne do të diskutojmë se si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak