Ndërsa disa avokatë shohin një rritje të divorceve pas pushimeve, një studim thotë se marsi dhe gushti janë në të vërtetë muajt kur çiftet e martuara ndahen më shpesh.
Të paktën kështu tregon një studim i vitit 2016 i kryer nga Universiteti i Uashingtonit, raporton New York Times.
Autorët e studimit të lartpërmendur kanë analizuar të gjitha kërkesat për divorc të pranuara në shtetin e Uashingtonit nga viti 2001 deri në vitin 2015, pas pushimeve dimërore dhe verore.
Ata shpjeguan gjithashtu se cilat janë arsyet kryesore të ndarjes në atë periudhë të vitit.
“Njerëzit priren t’i qasen pushimeve me pritshmëri të shtuara, pavarësisht zhgënjimeve që mund të kenë pasur në vitet e mëparshme,” tha Julie Brines, profesore e asociuar e sociologjisë dhe një nga autoret kryesore të studimit.
“Ato përfaqësojnë periudha të vitit kur ka pritje apo mundësi për një fillim të ri, diçka ndryshe, një kalim në një periudhë të re të jetës. Është si një cikël optimizmi, në njëfarë kuptimi”, shtoi ajo.