Ishte senzacion dhe me të drejtë quhet i tillë. Arriti ta fitojë edicionin e dytë të ‘BBVA’, dhe jo vetëm, shkruan nzoom.biz. Ai mori zemrën e miliona shqiptarëve anë e mbanë botë e po ashtu edhe atë të Kiarës, teksa dyshja janë bërë prindër të një vajze.
Por, sot do të flasim për angazhimet e Luizit, si këngëtar por edhe si aktor. n’ZOOM muajve të verës ju pati njoftuar që një diskotekë në Ferizaj e pagoi plot 30 mijë euro për një datë.
E, tani mësohet se prej kur Luiz Ejlli doli nga ‘Big Brother Vip Albania 2’, mori famë e vëmendje të madhe mediatike. Ishte i ftuar kudo, imazh i kompanive nga më të ndryshme e po ashtu edhe poston Story duke etiketuar bizneset e shumta.
Nga kjo kuptojmë se xhepi i tij po mbushet me para dhe n’ZOOM ka hulumtuar e ju sjell informacionin ekskluziv se deri tani Luizi ka rritur pasurinë e tij në 10 milionë euro.
E pabesueshme, por e vërtetë!