Petkoviq: Ka marrëveshje për hapjen e urës por “nuk ka kushte”

by Nexhat

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë armiqësore kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “Kosova nuk i ka përmbushur obligimet për hapjen e urës, siç është “demarkacioni në Suhadoll” dhe “situata e sigurisë, e cila duhet të jetë e tillë që hapja të mos çojë në konflikte dhe aksidente të reja”.

“Politikanët shqiptarë thanë në vitin 2014 se ura mbi Ibër duhet të lidhë njerëzit, por në praktikë bënë të kundërtën. Kur serbët hoqën barrikadat nga ura në qershor 2014, masat e ekstremistëve shqiptarë donin të nxitonin dhe të dëbonin serbët nga veriu të cilët u mbrojtën duke ndërtuar “Parkun e Paqes”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

banner

Ai ka shtuar se heqja e “Parkut të Paqes” dhe më pas kushtet për rindërtimin dhe hapjen e urës janë dakorduar saktësisht në marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2016.

“Në të dyja rastet, para marrëveshjes për hapjen e urës, është paraparë se: Prishtina duhet të zbatojë demarkacionin në Suhadoll dhe që situata e sigurisë të jetë e tillë që hapja e urës të mos sjellë konflikte dhe aksidente të reja. Fatkeqësisht, Kurti dhe Bislimi duan vetëm konflikte, sepse nuk janë të interesuar për marrëveshjet, prandaj nuk kanë thënë asnjë fjalë për obligimet e Prishtinës, të cilat ende nuk janë përmbushur si kusht për hapjen e urës. Për këtë po heshtin”, ka pretenduar, ky zyrtar serb në propagandën e tij të radhës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy