Prishtina super-aktive, e rikthen Lekndreajn

by Nexhat

Daniel Lekndreaj është basketbollist i ri i Sigal Prishtinës.

Në fakt, klubi kryeqytetas përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka rikthyer ish-lojtarin e saj.

banner

Bardhekaltrit po tregohen mjaft aktivë këto ditë, që kur ka nisur afati kalimtar veror në basketboll,

Prishtina dje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet.

Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.

Prishtinasit pritet të bëjnë përforcime të tjera në ditët në vazhdim.

Ata synojnë ta kenë një sezon mjaft të suksesshëm dhe ta rikthejnë titullin e kampionit pas një kohe të gjatë pritjeje, por të kenë eksperiencë pozitive edhe në garat evropiane. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy