Shkoi i uniformuar në të pame te familja e Faton Hajrizit, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj

by Nexhat

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj.

Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.

banner

Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga IPK-ja.

Rekomandimi nga Inspektorati u bë të martën duke vlerësuar se togeri kishte bërë “Sjellje të rëndë diskredituese”.

Për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”,

Faton Hajrizi ishte duke vuajtur dënimin me burgim në burgun e Smrekonicës, kur më 06.07.2024 ishte arratisur nga atje.

Më pas, ai kishte vrarë një polic në Serbi dhe e kishte plagosur një tjetër. Pas kësaj vepre, forca të shumta policore serbe ishin vënë në ndjekjen e tij, dhe më 19 korrik u raportua se u vra.

Hajrizi ishte i dyshuar për një sërë veprash penale, në mesin e të cilave edhe për plagosjen e policëve kosovarë gjatë një plaçkitje në Skenderaj në vitin 2006 e më pas sërish plagosjen e dy policëve tjerë në një plaçkitje tjetër në Vushtrri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy