Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbrëmë ka qenë në Viti, në kremtimin e Vigjilia e Festës së të Ngriturit të Zojës në Qiell.
Ai ka uruar të gjithë katolikët.
“Mbrëmë, me Sokolin, Antonin e Visarin, isha në Letnicë të Vitisë. Aty, nga mijëra qytetarë tanë, po kremtohej Vigjilia e Festës së të Ngriturit e Zojës në Qiell. Urova besimtarët katolik, pelegrinazhë nga e gjithë Kosova, por edhe jashtë saj, për këtë festë, siç urova dhe famullitarin Don Marjanin.”
Abdixhiku ka thënë se Letnica mbrëmë ishte model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt
Ai ka shtuar se toleranca është vlerë ndërshekullore.
“Letnica mbrëmë ishte frymëzim e model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt, larg duhmës së ndarjes e propagandës. Bashkëjetesa jonë, në vetvete, është pasuri kombëtare. Toleranca jonë është vlerë ndërshekullore. Kultivimi i dyjave është detyrim jo vetëm human por edhe patriotik.”
“Ju uroj të gjithë besimtarëve festë të bekuar dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë festim të këndshëm. Gjersa falënderoj Ipeshkvin Dodë Gjergji për fjalët e thëna e pritjen e ngrohtë ndaj nesh.”