Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Deshën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramdani, sot është arratisur nga burgimi shtëpiak në Maqedoni të Veriut.

Ai ka bërë me dije se Ramadani është arratisur pasi drejtësia maqedonase kishte vendosur për rikthimin e tij në paraburgim me qellim që të ekstradonte në Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se pushteti i ri në Maqedoni, i cili është ndihmuar nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar Klinaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy