Dhuroi 51 milionë dollarë për shoqatën ukrainase, ruso-amerikania dënohet për tradhti

by engel

Një gjykatë në Rusi dënoi me 12 vjet burg për tradhti balerinën amatore Ksenia Karelina, për dhurimin e 51 dollarëve për një organizatë bamirëse që mbështet Ukrainën.

Karelina, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe ruse, u deklarua fajtore javën e kaluar pas një gjyqi të mbajtur me dyer të mbyllura.

banner

Ajo jetonte në Los Anxhelos dhe u bë shtetase amerikane në vitin 2021. Ksenia u arrestua gjatë një vizite familjare janarin e kaluar në Yekaterinburg, rreth 1,600 km në lindje të Moskës.

Gjykata e shpalli atë fajtore për tradhti të lartë dhe e dënoi me burgim në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm.

Karelina ishte akuzuar nga shërbimi rus i sigurisë FSB se kishte mbledhur para për një organizatë ukrainase që ofronte armë për ushtrinë ukrainase.

Aktivistët rusë të të drejtave të njeriut thanë se ndërsa jetonte në SHBA ajo kishte bërë një transfertë të vetme prej 51,80 dollarësh në ditën e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 22 shkurt 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy