E konfirmon Rama: Qeveria e Kosovës synoi të marr në dorë menaxhimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për rrezikun e mosmbajtjes së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ai ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës synoi të marr në dorë menaxhimin e këtyre lojërave

banner

“Qeveria na ka thënë që po punon në një ligj të ri për Lojërat Mesdhetare. Unë kam prit që ai ligj i ri për Lojërat Mesdhetare të mundësoj zhvillimin e shpejtë të infrastrukturës për Lojërat Mesdhetare. Ka qenë synim që të merret menaxhimi nga Qeveria, [por] këtë nuk e ka pranu Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” – deklaroi Rama në një konferencë për media.

Ai e ka pranuar se 10 muaj kanë humbur pa u punuar si duhet për organizimin e këtyre lojërave, duke konfirmuar kështu edhe paralajmërimin që Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i pati dhënë Kosovës

Mes tjerash në një përgjigje për Qeverinë, ky Komiteti pati thënë se duhet të kompletohen sa më shpejtë dokumentacionet e kërkuara dhe se afati i fundit për të bërë funksional Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 është 8 shtatori i vitit 2024.

“Tash jemi prap në tavolinë, shpresoj që shumë shpejtë do ta shqyrtojmë këtë çështje. Kemi bërë planifikime dhe po vazhdojmë të punojmë. Për fat të keq kemi pas një 10 mujor të humbur, i cili ka mund me u shfrytëzu shumë më konstruktiv se që është shfrytëzu, por shpresoj që tash e tutje nuk do e kemi atë problem” – shtoi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy