Një 71-vjeçar afrikano-amerikan do të marrë 7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se ka kaluar gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e ka kryer në shtetin amerikan të Oklahomas.
Kur u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, Glenn Simmons ishte personi me kohën më të gjatë të burgosjes gabimisht në historinë e SHBA-së.
Pasi u lirua pasi kreu 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg, ai ngriti një padi kundër qytetit Edmond, Oklahoma dhe një inspektori policie që luajti rol në arrestimin e tij. Këshilli Bashkiak i Edmondit miratoi një zgjidhje jashtë gjykatës për të shmangur shndërrimin e çështjes në një betejë ligjore.
Marrëveshja përfundon “pjesërisht” padinë “kundër qytetit dhe policisë” që përdori prova të falsifikuara për të akuzuar Simmons “për vrasje”, shpjeguan avokatët e tij në një deklaratë.
“Simmons kaloi një kohë tragjikisht të gjatë në burg për një krim që nuk e kreu,” këmbënguli Elizabeth Wang, një anëtare e ekipit të tij ligjor.
“Megjithëse ai nuk do ta kthejë kurrë atë kohë, zgjidhja me qytetin e Edmondit do ta lejojë atë të ecë përpara ndërsa ai vazhdon të mbrojë të drejtat e tij” duke luftuar Oklahoma City dhe inspektorin”, tha ëang. Kur u kontaktua nga AFP, bashkia e Edmondit nuk pranoi të komentonte.