Manchester United nuk është gati për ndeshjen e parë të Premier League

by jonzefaj

Erik ten Hag ka konstatuar se ekipa e tij nuk është gati për ndeshjen hapëse të Premier League në natën e së premtes kundër Fulham.

Nënshkrimet e reja Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui do të jenë në skuadër, por mbërritën të enjten. Atyre i'u mungoj koha për të stërvitur me shokët e tyre, duke e lënë Ten Hag me një dilemë në përzgjedhjeje për ndeshjen në Old Trafford.

Ndërkohë, mbrojtësi Luke Shaw ka munguar për shkak të një dëmtimi në pulpë, mbrojtësi i ri prej 52 milionë funtesh, Leny Yoro pësoi lendim i cili do të mbetet i përjashtuar deri në tetor, dhe sulmuesi Rasmus Hojlund ka një problem me hamstringun e tij.

Erik ten Hag thotë se “Ekipi nuk është gati, por liga fillon”,
"Ne nuk mund të fshihemi nga kjo. Ne duhet të përballemi me të."

“Nuk ka të bëjë me lojtarët që nuk janë në dispozicion”, tha holandezi.
“Është gjithashtu ajo që kam thënë gjithmonë sezonin e kaluar: ka të bëjë me lojtarët që janë në dispozicion dhe ne kemi një grup të mirë, ne mund të bëjmë një përzgjedhje të fortë”.
banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy