Qeveria kineze ka intensifikuar fushatat dezinformuese, përfshirë Kosovën

by Nexhat

Qeveria kineze, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka intensifikuar fushatat dezinformuese vitet e fundit, shpesh duke sulmuar institucione dhe organizata që promovojnë vlerat demokratike. Targeti i saj i radhës është National Endowment for Democracy (NED), i cili është akuzuar pabazë nga autoritetet kineze për rrëzim të pushteteve dhe nxitje të përçarjeve në vende të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën, shkruan Sbunker.

Raporti i publikuar më 9 gusht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës, me titull “National Endowment for Democracy: Kush është dhe çfarë bën”, ngre pretendime të paqena se NED-i ka financuar prej kohësh OJQ-të në Kosovë, ku specifikisht e përmend edhe Sbunkerin, për të nxitur tensione ndërmjet qeverisë serbe dhe asaj kosovare, duke iu referuar kësaj të fundit si “institucione të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë”

banner

Qeveria kineze pretendon se NED-i vepron me direktiva të qeverisë amerikane, duke akuzuar organizatën se ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, nën maskën e promovimit të demokracisë. Kjo narrativë, jo vetëm që është e rreme, por edhe vlerësim i gabuar i punës së NED-it dhe rolit të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në dhjetor 2023, instituti Sbunker, i financuar nga NED-i, publikoi një raport, duke thënë se ‘Kosova’ është një rast relativisht i suksesshëm i mbështetjes amerikane për ndërtimin e kombit dhe promovimin e demokracisë, një përpjekje që zbardh qëllimin e vërtetë të SHBA-së për t’i pushtuar dhe për t’i ndarë vendet e tjera”, thuhet në raportin e qeverisë kineze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy