41
Sandro Tonali është shumë afër rikthimit të tij në Newcastle United, pasi u pezullua për baste.
Mesfushori ishte transferi i Newcastle United verën e kaluar, i ardhur nga AC Milan për 55 milionë funte.
Ai nuk ka luajtur që nga tetori, u dënua me 10 muaj për baste pas hetimit nga Federata Italiane e Futbollit. Kishte gjithashtu frikë se ndalimi i Tonalit mund të zgjatej nga FA për shkelje të basteve gjatë kohës së tij si lojtar i Newcastle United, por për fat të mirë kjo nuk ndodhi.
Periudhë jashtëzakonisht sfiduese për italianin, por së shpejti do të hiqet pezullimi. Tonali është si një nënshkrim i ri për Newcastle dhe nuk do të kalojë shumë kohë që ai të përfaqësojë sërish klubin.
Rikthimi i tij në stërvitje me skuadren do të jetë me 28 gusht.