Këto ditë kemi pa zjarre në të gjitha anët e Kosovës. Kemi pa po ashtu se qeveria e Kosovës ishte e pafuqishme t’i ndal ato zjarre. Pyjet e Prevallës që janë një nga vendet më të frekuentuara për nevoja shëndetësore dhe tursitike u dogjen në masë të madhe. Si pasojë, qytetarët nuk do ta kenë mundësinë për një kohë të gjatë t’i vizitojnë më ato anë. Edhe bizneset atje do të pësojnë në aspektin afarist.
Kjo që ndodhi nuk është diçka e re, zjarret në pyjet e Kosovës përsëriten çdi vit. Ka pasur informacione të mjaftueshme për të kuptuar se këto fatkeqësi do të ndodhin edhe sivjet dhe se duhet të jemi të përgaditur për të vepruar kur zjarret paraqiten. Në vende serioze, kur një problem përsëritet vazhdimisht, qeveritë bëjnë plane, ndajnë mjete, krijojnë struktura dhe marrin masa për parandaluar rreziqet. Kjo nuk ndodhi në vendin tonë. U konfirmua se qeveria jonë nuk kishte menduar aspak për t’u dal në ndihmë qytetarëve kur shfaqen zjarret.
Në intervistat televizive kemi parë dhe dëgjuar zjarrëfiksat të cilët e tregojnë situatën e vërtet dhe për kushtet e punës që ata kanë. Ata po tregojnë se qeveria nuk ka investuar fare në blerjen e automjeteve dhe pajisjeve përkatëse për të luftuar me zjarret. Ata ankohen se nuk i kanë të plotësuara as kushtet minimale për të vepruar në raste të tilla.
Zjarret në Prevallë u shuan vetëm pas ndërhyrjes së KFOR-it, kjo sepse ata janë gjithnjë të përgaditur për të ndërhyrë në situata të rrezikshme, kanë mjete dhe pajisje të përshtatshme për të vepruar. Edhe një herë u dëshmua se KFOR është e gatshëm dhe i përkushtuar të bashkëpunojë dhe të shpëtojë njerëzit dhe pasuritë e Kosovës. U dëshmua se KFOR është i gatshëm të ruaj sigurinë aty ku insitutcionet e Kosovës nuk janë në gjendje. Përveç shuarjes së zjarreve, KFOR u dëshmua edhe në trazirat në katër komunat veriore, atëherë kur qeveria e Kosovës kishte dështuar dhe situata i kishte dalur jashtë kontrollit. KFOR po dëshmohet edhe tani si garancë për ndalimin e forcave armike të sulmojnë Kosovën. KFOR po na ofron ndjenjen e sigurisë në të gjitha anët.
Qeveria e ka humbur fokusin për të shërbyer qytetarët, fokusi i qeverisë është vetëm në katër komunat me shumicë serbe. Qeveria është e fokusuar vetëm te votat dhe te zgjedhjet. është përqendruar në veri me qëllimin që të fitojë edhe më shumë simpati nga ndjekësit e vetë, por po i harron qytetarët në pjesët tjera të Kosovës të cilët në fakt edhe e mbajnë këtë shtet me punë, djersë dhe kontribute tatimore. Qeveria e Kosovës ka gabuar në vendosjen e prioriteve, i ka lënë pas dore prioritetet të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve në të gjitha fushat dhe në të gjitha anaët e Kosovës.
Në vend se të investojë për ruajtjen e sigurisë dhe shëndetin e qytetarëve, qeveria po investon në krijimin e krizave me serbët lokal. Qeveria pati investuar me miliona në drona Bayrkatar të cilët i ka të parkuar në magazina në Gjakovë dhe nuk ka kapacitete dhe as të drejtë t’i përdor. Ka investuar në organizaimin e dy palë zgjedhjeve në veri për të pasur 4 kryetar me nga 150 vota të cilët janë jo funksional dhe të padëshiruar nga shumica atje. Ka investuar për të ftohur “ngrirë” marrdhëniet me shtetet mike të cilat shtete në fakt janë përbërsit e KFOR-it që po na shpëton nga armiku dhe nga zjarret. Por në anën tjetër nuk e ka investuar asnjë cent në blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të shuar zjarret që janë të pashmangshëm dhe do të përsëriten secilin vit. Kjo qeveri ka dështuar të ofrojë ndjenjë sigurie për qytetarët, që pikërisht është edhe fakti përse të gjithë sot mendojnë ikjen nga vendi.