Ish-banorja e Big Brother Vip dhe biznesmenia Antonela Berisha, së bashku me të motrën, Mariela Berishën, vijojnë të jenë në arrati pasi akuzohen se dhunuan barbarisht modelen Klea Prengën.
E teksa autoritetet janë “ngritur në këmbë” për kapjen e dy motrave, në llogarinë e biznesit të Antonelës u publikuan disa foto ku shfaqeshin ajo dhe Mariela duke reklamuar rrobat e linjës së saj.
Kjo në media u interpretua si “karshillëk” ndaj shtetit. E pas këtyre lajmeve është dashur një tjetër reagim nga llogaria e biznesit ku thuhet se të gjitha postimet e veshjeve janë foto të koleksioneve të mëparshme dhe nuk janë shkrepur këto ditë.
“Të dashur ndjekës, fotot që postohen tek instagrami @ellab.studio janë të gjitha të shkëputura nga photoshooting të mëparshëm të realizuar në funksion të promovimit te koleksioneve. Përzemërsisht stafi”, thuhet në instastoryn e postuar.