56
Thiago Alcantara ishte trajner i Barcelonës këtë verë. Ish-mesfushori i Liverpool-it i cili është pensionuar nga futbolli po kërkon ta mbaj klasin e tij aktiv me anë të menaxhimit.
Thiago Alcantara ka lënë rolin e tij si ndihmës trajner në Barcelonë pasi ka kaluar disa kohë duke punuar për Hansi Flick në Camp Nou. Ish-mesfushori i Liverpool-it synohej gjithmonë të ishte vetëm një shtesë afatshkurtër e stafit, sezoni i ri i La Liga-s fillon këtë fundjavë.
Pasi u largua nga Liverpool në fund të kontratës së tij këtë verë, Thiago ka ndihmuar Flick të përgatitet për sezonin e ri. Ai u shfaq sikur të kishte përvojë të madhe në punën e ti të re. Atij gjithashtu i'u vlerësua fakti që di të komunikojë në gjërmanisht, anglisht dhe spanjisht.
Thiago do të ishte vetëm një shtesë afatshkurtër në stafin e Barcelonës dhe tani ai e ka liruar atë pozicion. Sipas MARCA, ai tani do të kthehet në Liverpool pas përfundimit të marrëveshjes së tij në Spanjë.