Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave.
Pasdite vranësirat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vazhdon vapa e fortë dhe zagushia.
Temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius me tendencë uljeje sidomos në ato zona të vranësirave dhe rrebesheve eventuale të shiut.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave në disa zona duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat shënojnë ulje të lehta, por ende mbesin shumë të larta deri afër 40 gradë Celsius. Mund të ndodhë edhe zhvillimi i ndonjë stuhie të fuqishme kalimtare e karakterit lokal.
Nga e diela destabilizim masiv i atmosferës. Përpos intervaleve kohore me diell, pasdite do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive, vende-vende rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kësaj radhe rrebeshet e shiut do të jenë më të përhapura që nga Shqipëria deri në Luginë të Preshevës, por prapë se prapë mbesin shira veror lokal.
Fillimi i javës së re na sjellë freskimin e shumëpritur dhe shtrëngata të herëpashershme shiu me vetëtima dhe bubullimë që nga viset bregdetare dhe gati të gjitha territoret tjera të viseve tona. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive, shkarkesa të fuqishme atmosferike dhe erëra të fuqishme kalimtare./MeteoBallkan