Nga koncerti i konfirmuar te garancia pasurore prej 50 mln lekësh, detajet e lirimit të Noizyt

by Merita

Reperi Noizy u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim, pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua ditën e djeshme, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra. Vendimi është marrë nga gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.

banner

“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse, duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale”.

Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore. Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur. Por pas gati 10 ditësh, çështja ka kaluar në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia ka dalë që të fitojë lirinë. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.

Ndërkohë, në mesnatë Noizy pritej të performojë bashkë me Varrosin në një klub në zonën e Palasës në jug të vendit. Ndonëse ndodhej në qeli, njoftimi se reperi do të ishte në koncert të premten në mbrëmje është shpërndarë gjerësisht.

Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të “Tik-Tok” Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të “Tik-Tok” të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Pas këtij vendimi, reperi tjetër, i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reaguar me anë të një insta-story në “Instagram”.

“Happy for u Zin” shkruan Stresi, në një foto ku shihen të dy përqafuar. Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar më herët se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.

“Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy