Shqetësuese rritja e rasteve me tuberkuloz – Për gjashtë muaj mbi 100 raste

by Merita

Dhjetë raste me tuberkuloz janë hospitalizuar dhe po trajtohen aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 108 raste me tuberkulozë në këtë klinikë, ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha.

Hoxha ka thënë se deri në qershor të këtij viti janë paraqitur 84 raste me tuberkulozë pulmonare, 20 me ekstrapulmonare dhe 4 të tjera me atë latete.

banner

“Në gjashtë mujorin e parë për vitin 2024 nga 954 raste të shtuara që i kemi pasur ne klinikën e Pulmologjisë kanë qenë 108 raste me tuberkuloz nga ato kanë qenë rreth 20 raste ekstra polmulare dhe katër raste kanë qenë latente. Terapsë beaturperkulare, në përgjithësi ka pasë një sasi të mjaftueshme të audotuperkulareve,dhe tani kemi adudotuberkular mjaftueshëm për shkak se sigurohen përmes fondit global dhe CDF dhe asnjëherë nuk kemi pasur mungesë”.

Sfidë në këtë klinikë, Hoxha e potencon problemin me numrin e vogël të shtretërve.

“Klinika jonë ka 66 shtretër, ku momentalisht kemi 60 të shtruar për shkak se në muajin korrik dhe gusht jemi pak më të relaksuar, kurse në muaj e tjerë siç është në vjeshtë, në dimër dhe pranverë kemi më shumë mbingarkim të pacientëve dhe kemi kërkesa shumë më të mëdha dhe nuk mundemi t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e pacientëve për hospitalizim. Klinika jonë ka 66 shtretër, janë katër reparte, një repart është për tuberkuloze, repart i cili ka 16 shtretër. Në përgjithësi jemi të mbingarkuar sepse në të gjitha dhomat kemi nga një shtrat më tepër sesa që ka qenë të paraparë”, u shpreh ai.

“Kushtet tek ne janë më të vështira për shkak të mbingarkesës së shtretërve nëpër dhoma. Vazhdimisht dihet se sa i përket patologjisë të sistemit respirator gjithmonë kemi rritje të numrit të pacientëve, kurse ne ende nuk kemi krijuar hapësira të reja për hospitalizim. Muajve të dimrit gjithmonë kemi kërkesa më të mëdha për hospitalizim, por gjithmonë na dalin në ndihmë edhe klinikat tjera, siç është Klinika Infektive dhe Interne. Kur kemi nevojë të hospitalizimit sa i përket patologjisë së sistemit të respiratorëve. Përveç tuberkulozit tek ne numri më i madh i të shtruarve është me sëmundje kronike, me kancer të mushkërive dhe patologjitë tjera që janë më të rralla”, u shpreh ai.

Po ashtu, ai e shpreh si të nevojshme rritjen e numrit të infermierëve për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve, ndërsa ka thënë se qëndrojnë mirë me mjekë.

“Sa i përket numrit të mjekeve në klinikën tonë nuk ka ikur asnjë kolegë jashtë vendit. Kemi pasur numër të mjaftueshëm të polmulogëve. Më tepër kemi probleme me stafin e infermierëve dhe gjatë pandemisë Covid-19 por edhe tash vazhdojmë të kemi nevojë më tepër për numër të infermierëve, në krahasim nën numrin e shtretërve që kemi, kemi një numër të pamjaftueshëm të infermierëve”, ka deklaruar Hoxha./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy