67
Tifozët e Liverpool vunë re reagimin e Jarell Quansah në stol, pasi ai u zëvendësua në pjesën e parë kundër Ipswich Town në hapjen e tyre të Premier League.
Liverpool hapi sezonin e ri me një fitore 2-0 në Ipswich të shtunën.
Diogo Jota e kaloli në epërsi skuadren përpara se Mohamed Salah të dyfishonte avantazhin e ekipit të tij pesë minuta më vonë.
Të kuqt gjetën rrugën e tyre pas pushimit, pjesa e parë ishte e qetë pasi Ipswich pati raste për të shënuar.
Golat e Liverpool-it erdhën pasi Arne Slot bëri një ndryshim në interval.
Ai zëvendësoi Quansah me Ibrahima Konate, me qendërmbrojtësin anglez që zuri vend në pankinë për pjesën e dytë.
Kamerat iu drejtuan Quansah gjatë pjesës së dytë dhe reagimi i tij bëri që tifozët e Liverpool të flasin në internet.