Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë një video në rrjetet sociale nga podcasti i djeshëm me ish të përndjekurit politik ndërsa flet për programin e tij.
Ai shkruan se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet nga persekutimi komunist. Ndaj Basha shton se programi i grupimit të tij parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit
“Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. “Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor” amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit. Historia meriton të njihet, fëmijët tanë nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë.” – shkruan Basha.