Federico Chiesa dhe Juventus, një lidhje e destinuar të përfundojë. Pavarësisht rikthimit të fanellës së tij në dyqanin zyrtar të klubit të Juventusit, Chiesa aktualisht mbetet jashtë projektit të Thiago Motta-s.
Gjatë këtij sesioni të transfertave, pati kontakte me klube të ndryshme, me negociata që nuk u zhvilluan kurrë. Por kujdes gjatë ditëve të fundit të merkatos, ku mund të ketë një lëvizje vendimtare nga Interi. Por me një kusht.
Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, shqetësimi te klubi bardhezi është se Chiesa tashmë ka një marrëveshje për t’u transferuar tek Interi si lojtar i lirë në sesionin e ardhshëm të merkatos, por zikaltërit mund të shkojnë deri në ofrimin e 10 milionë eurove për të avancuar blerjen.
Të gjitha me një kusht: që Interi të arrijë të shesë njërin nga lojtarët, Correa ose Arnautovic, përndryshe marrëveshja nuk do të realizohej.