Një familje goditet nga rrufeja në Prevallë, ndërron jetë 64-vjeçarja

by engel

Një familje prej pesë personash në Prevallë të Kosovës është goditur nga rrufeja ditën e sotme, teksa moti me vranësira është rikthyer në rajon.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme, për pasojë ka ndërruar jetën një 64-vjeçare, e cila ishte në mesin e personave të goditur nga rrufeja.

banner

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit në këtë komunë.

“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.

Personat tjerë që u goditen nga rrufeja kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë liruar në shtëpitë e tyre.

Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy