Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se është e pafalshme që Kosova nuk ka helikopter për nevoja emergjente.
“Është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit. Sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve!!!!”
Ai ka thënë se kur Ismet Ibishi i AKR’së ishte zv/ministër i Punëve të Brendshme ishte angazhuar në përmbushjen e formaliteteve për blerjen e tre helikopterëve por, sipas tij, nuk ndodhi për shkak “të mungesës së fuqisë politike”.
“Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish zëvendësministrit të Punëve të Mbrendshme, nga Akr Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqsishtë nuk u realizua.”