Përfshihet nga flakët magazina në Mallakastër, zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarrin

by Nexhat

Një magazinë e vjetër e braktisur, e cila përmbante kartosera, fuçi vaji, dhe solari, është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, pranë ish-KPTHN Ballsh

Lajmi është konfirmuar nga shërbimet zjarrfikëse dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Sipas Ismailajt, magazina kishte materiale të ndryshme dhe kishte mbetur e hapur, por gjithashtu kishte mbetje të ndryshme si fuçi vaji dhe solari. Magazina kishte dy pronarë, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe një tjetër nga Drizari, të cilët e kishin braktisur atë prej disa muajsh

Për të shuar zjarrin, janë angazhuar zjarrfikësit e Bashkisë Mallakastër, të cilët janë ndihmuar edhe nga një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol. Pasi zjarrfikësit kanë hasur vështirësi në përdorimin e ujit për të shuar flakët, ata kanë përdorur lëndë të posaçme zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin.

Pranë magazinës ndodhen një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri. Zjarrfikësit janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në këto objekte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy