Kanë mbaruar dy ndeshjet e xhiros së dytë të AlbiMall Super Ligës së Kosovës ku u ndeshen Malisheva me Ferizajin dhe Feronikeli 74 – me Llapin.
Ndeshja midis Malishevës dhe Ferizaj ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Ishte fillim i mirë për Malishevën, e cila në shumicën e kohës ishte në epërsi ndaj Ferizajt, pothuajse deri në fund. Por Ferizaj barazoi rezultatin në frymën e tyre të fundit, duke u bërë kështu 1:1.
Në Drenas, Ferronikeli 74 humbi me rezultat 0-2 ndaj Llapit. Kjo është humbja e dytë për skuadrën nga Drenasi, ndërsa Llapi shijoi fitoren e parë. Golat për Llapin i shënuan Elvir Gashjani 63′ dhe Ahmet Januzi në minutën 88′. Në minutën e 28-të, “Nikli” pati rast ideal por Ioannidis humbë penalltinë.