38
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të shkollës që po ndërtohet në Sllatinë. Abdixhiku ka thënë se kjo shkollë është për 600 nxënës. Vlera e kësaj shkolle është 600 mijë euro. Abdixhiku më tutje ka thënë se Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, pothuajse është dyfishuar në një dekadë.
“Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, pothaujse dyfishim në një dekadë të vetme. Prandaj aty po ndërtojmë shkolla të reja – sikurse kjo, në Sllatinë, për plot 600 nxënës të rinj”, ka shkruar Abdixhku.