Blinken: Ndoshta kjo është mundësia e fundit për t’i dhënë fund luftës në Gaza

by engel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën në Izrael se negociatat që po zhvillohen për armëpushim në Gazë, janë “ndoshta mundësia e fundit” për t’i dhënë fund luftës.

“Ky është një moment vendimtar – ndoshta më i miri, ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim, dhe për t’u nisur në rrugë të duhur për paqe të qëndrueshme dhe siguri”, ka thënë Blinken.

banner

Diplomati i lartë amerikan ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka dërguar atë në Izrael “për të arritur këtë marrëveshje”.

“Është koha që të përfundohet kjo punë. Po ashtu, është koha që të sigurohemi që askush të mos marrë hapa që mund të dëmtojnë procesin”, vazhdoi më tej ai.

Sekretari amerikan i Shtetit e ka cilësuar situatën aktuale si të “tensionuar” në Izrael dhe ka dhënë paralajmërime kundër ndonjë veprimeve që mund t’i rrisin tensionet.

Kjo vjen pas kërcënimeve të Iranit dhe grupit të armatosur libanez, Hezbollah, për t’u hakmarrë ndaj vrasjeve të kryera së fundmi ndaj dy liderëve militantë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy