Marrëveshja e Joao Felix ra dakord me Atletico Madrid, kështu që lëvizja e Conor Gallagher tani mund të ndodh.
Joao Felix duket i vendosur për një rikthim në Stamford Bridge pasi Chelsea ra dakord për një marrëveshje prej 46.3 milion £ me Atletico Madrid për të nënshkruar me portugezin në baza të përhershme; Felix kaloi gjashtë muaj në huazim te Chelsea gjatë sezonit 2022/23; Conor Gallagher tani mund të përfundoj transferimin te Atletico Madrid.
Sulmuesi 24-vjeçar është planifikuar t’i nënshtrohet testeve mjekësore të Chelsea të martën dhe pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare që përfshin opsionin edhe për një vit tjetër.
Reprezentuesi portugez nuk u emërua në formacionin fillestar apo në stol për ndeshjen e Atletico Madrid në La Liga kundër Villarrealit të hënën mbrëma, pasi fillimisht ishte përfshirë në skuadrën udhëtuese.
Fondet që Atletico merr për Felix nga Blutë do t’i lejojnë ata të përfundojnë një marrëveshje për Gallagher.
Lëvizja prej 36 milionë funte e Gallagher në Atletico dukej se kishte dështuar pas dështimit të lëvizjes së Chelseat për sulmuesin e Atletico-s, Samu Omorodion.