Kurti pati një takim me shqiptarë në Çikago, iu foli për “arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati”

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e tij thotë se ai mbrëmë u takua me komunitetin shqiptar në Çikago. Atyre, siç thuhet në njoftim, iu foli për “arritjet e Qeverisë”.

“Në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, kryeministri Kurti e prezantoi diasporën tonë atje me arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati, dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe objektivat tona të mëtejme për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës”, njoftoi ZKM.

“Ndër to, u veçua vëmendja në sektorë si teknologjia e informacionit, por edhe sektori i energjisë dhe tranzicioni drejt energjisë së ripërtërishme. U përmendën bursat për gratë dhe vajzat që studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); por edhe ankandi i parë i zhvilluar në vend për ndërtimin e centralit solar prej 100 megavatëve, në të cilin doli fitues një konzorcium me kompani nga Zvicra e Gjermania dhe diaspora jonë”, thuhet tutje në njoftimin e ZKM-së

Kurti theksoi para tyre se “se progresi demokratik dhe ekonomik që ka njohur vendi ynë ka ndikuar në kthimin e Kosovës në një vend tërheqës për sjelljen e investimeve, e ku dhe diaspora jonë ka më shumë mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit”.

“Duke i falënderuar për takimin, bisedën dhe idetë e shkëmbyera, kryeministri Kurti theksoi se mërgata luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy