Kurti përgjigjet në pyetjen se a shqetësohet për raportet me SHBA-në?

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e beson se ka dëmtim të raporteve SHBA-Kosovë.

Përkundrazi ai pohon se bashkëpunimi me SHBA është thelluar e zgjeruar

“Nuk besoj që ka kurfarë dëmtimi të marrëdhënieve, është e vërtetë që unë nuk ngjasoj me kryeministrat që kanë qenë në Republikën e Kosovës para meje, por unë besoj që marrëdheniet që ndërtojmë me SHBA-në janë më të fuqishme se kurrë, ne kemi bërë kontratën më të madhe ndonjëherë me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit – 236 milionë dollarë për bateritë për energjinë e ripërtëritshme, jemi duke blerë sistemet Javelins sepse dëshirojmë të forcojmë ushtrinë tonë, në çdo aspekt në tregti, energji, ekonomi, bashkëpunimi ynë me USAID..etj. Bashkëpunimi me SHBA-të është zgjeruar e thelluar, mospajtimet sporadike kurrë për vlera parime e qëllime, por nganjëherë për strategji e taktika e operacione bëhen lajme të mëdha. Besoj që SHBA kanë shumë arsye të jenë krenare me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy