Maliqi: Tani Bordi i RTK-së është në bllokadë të vendimmarrjes!

by engel

Ish kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi thotë se dorëheqjet e fundit në RTK kanë shkaktuar një bllokadë të vendimarrjes aty. Maliqi thekson se, Bordi tashmë nuk ka mundësi të merrë asnjë vendim, pasi ka mbetur pa kourum.

“Pavarësisht se dorëheqjet e tre anëtarëve të Bordit (përfshirë kryetarin), kanë ardh pas disa javëve, mendoj që është një akt profesional dhe moral, t’u pas parasysh se të tre vijnë nga fusha e gazetarisë”, tha Maliqi.

banner

“Mirëpo, dorëheqjet e tyre kanë shkaktuar një bllokadë të vendimarrjes në Bord, pasiqë Bordi ka mbetur pa kourum dhe rrjedhimit nuk ka mundësi më të marrë asnjë vendim, e as të shpallë konkursin për Drejtor të Përgjithshëm”, shton ajo.

Ndërsa, sa i përket shkarkimit të Rilind Gërvallës, Maliqi shton se Bordi i Televizionit Publik e ka pasë të pamundur të merr vendim të tillë, pa një propozim nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

“Duke pas parasysh se me Ligj, kompetencat e Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm janë të ndara, Bordi e ka pas të pamundur të marrë një vendim për shkarkim të drejtorit të Televizionit, RIlind Gërvalla, pa një propozim nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm (pasi RTK nuk ka drejtor)”, thotë Maliqi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy