“Mirë se vini në tokën e piratit” – Vedat Muriqi reagon pas golit të shënuar ndaj Realit

by Nexhat

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar mbrëmë gol ndaj Real Madridit, në ndeshjen hapëse të Mallorcas për sezonin e ri.

Muriqi ia siguroi një pikë skuadrës së tij, e cila po pësonte 1-0 nga yjet e Real Madridit, duke shënuar në portën e Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 53-të,

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, derisa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Sezoni i ri ka nisur. Mirë se vini në tokën e piratit”, shkruan në postimin e sulmuesit kosovar.

Vedat Muriqi/Ya empezó una nueva temporada, bienvenidos al territorio Pirata! 🏴‍☠️

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy