Musliu: Nëse del e vërtetë, do të kërkoj masa ndaj Petrit Ajetit, në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij

by Nexhat

Rilind Gërvalla, drejtori me librezë të partisë së Vetëvendosjes i RTK-së, implikoi Agjencionin Kosovar për Inteligjencë (AKI) në lajmin e rremë kundër Nacionales dhe Periskopit, ndërsa drejtori i AKI-së e kishte mohuar përfshirjen e këtij institucioni me komunikim zyrtar te Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu.

Musliu tha se do të shqyrtojë tërërisht rastin se kush ka gënjyer: Gërvalla apo Ajeti.

“Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal. Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën. Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti. Në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Rasti i raportimit të RTK-së me të cilin difamohen dy media të tjera në Kosovë, që në fillim pati përmasa skandaloze dhe me të njëjtat përmasa po vazhdon dhe po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Në raportimet e sotme të Nacionales, të cilat jam duke i përcjellë me shumë vemëndje, del sheshit që kemi të bëjmë me një skandal që implikon edhe institucionin e AKI-së dhe kjo çështje duhet të sqarohet përfundimisht.

Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal.

Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën.

Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti.

Në të kundërtën Filind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij.

E inkurajoj Nacionalen dhe të gjitha mediat e Kosovës që të angazhohen për mbrojtjen e medias, demokracisë dhe interesit kombëtar. Është koha për llogaridhënie

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy