Nagip Krasniqit i ngrihet aktakuzë: E keqpërdori detyrën zyrtare nga 15 tetori 2021 deri më 19 prill 2023

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas Prokurorisë, Krasniqi e ka keqpërdorur detyrën zyrtare nga 15 tetori 2021 deri më 19 prill 2023.

banner

“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023,në  cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit

Ai ishte liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë në shtator të vitit të kaluar dhe gjykimi i tij do të vazhdonte në procedurë të rregullt.

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut atëherë e kishte përplasur pozitën e opozitën në një seancë të Kuvendit. Opozita fliste për keqpërdorime në KEK, ndërsa kryeministri Albin Kurti e kishte marrë në mbrojtje Nagip Krasniqin.

“Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën, që ka pasur keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga prokuroria”, deklaronte kryeministri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy