Osmani takohet me Ulutash që rikonfirmon qëndrimin e kahershëm të KFOR’it për Urën e Ibrit

by Nexhat

KFOR’iu përmes një postimi në Facebook, të hënën ka treguar për takimin e komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim sipas KFOR’it ka qenë si pjesë e takimeve të rregullta që zhvillojnë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

banner

Në këtë takim është folur edhe për urë e ibrit, ku KFOR’i thotë se e ka qëndrimin e kahershëm. KFOR’i edhe ditë më parë doli kundër kësaj iniciative institucionale.

“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të koordinimit me homologët e tij. Në lidhje me urën në Mitrovicë, ai rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy