Qeveria ndau 4 milionë euro për ta, minatorëve të Trepçës u ekzekutohet vetëm paga e qershorit

by Nexhat

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau katër milionë euro për minatorët e Trepçës për të tejkaluar krizën në të cilën ndodhen ku kanë dy muaj pa paga

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë për Reporterin se minatorëve të Trepçës aktualisht u është ekzekutuar vetëm paga e muajit qershor

banner

Ai tha se presin që ditëve në vazhdim të ekzekutohet dhe ajo e korrikut, pasi bëhet fjalë për dy muaj.

“Po të muajit qershor ju kanë dalë pagat minatorëve. E tash po presim që këto ditë me dalë edhe e muajit korrik, se janë dy muaj”, tha Januzi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi Trepçën, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, kishte deklaruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy