Pasi është konfirmuar largimi i Armando Broja nga Chelsea, e ardhmja ti nuk dihet akoma.
Sulmuesi shqiptar është në shitje nga skuadra londineze dhe shumë klube janë vënë pas tij
Ipswich Town, Wolves dhe Everton e duan atë në Ligen Premier, por garës i është shtuar edhe një tjetër skuadër.
Ish-skuadra e Brojës, Southampton është futur në garë për sulmuesin shqiptar dhe dëshiron transferimin e tij.
Nga ana tjetër sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet edhe në Gjermani, me Stuttgartin gë është gati ta marrë në huazim.
Megjithatë Chelsea vazhdon të mendoj vetëm për shitjen e tij dhe synon që nga largimi shqiptarit të fitoj rreth 40 milionë