Selmanaj: Mafia e energjisë elektrike po vërtetohet me fakte

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi që tashmë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të detyres në kohen kur ishte Drejtor, për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar në KEK.

Deputeti Selmanaj rikujton se këtë çështje e kishte ngritur kohë më parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe kishte paraqitur argumente se Nagip Krasniqi kishte favorizuar kompani të caktuara për blerjen e energjisë elektrike. Sipas z.Selmanaj, Prokuroria duhet të zgjeroj listen e hetimeve dhe të hetojë edhe Albin Kurtin, Artane Rizvanollin dhe Martin Berishaj sepse sipas tij edhe ata kishin rol në këtë tregti.

banner

Postimi i plotë:
E kemi thënë me kohë, që Nagip Krasniqi është vetëm njëri ndër personat të cilët kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të favorizuar kompani për blerje të energjisë elektrike.
Këtë shqetësim e kam ngritur edhe në foltoren e Kuvendin të Kosovës, përballë atyre që e mbronin Nagipin me shokë dhe keqpërdorimet e tyre!
I bindur që ky krim nuk përfundon vetëm me Nagip Krasniqin, të cilit sot Prokuroria Speciale e Kosovës ia ngriti aktakuzën.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të vazhdoj hetimet dhe të sqaroj rolin e Albin Kurtit, Martin Berishaj dhe Artane Rizvanollit, rreth të gjitha keqpërdorimeve në KEK, përfshirë tregtinë me energjinë elektrike.
Tanimë “mafia” me energjinë elektrike po bëhet fakt dhe aktakuzat duhet të ngrihen ashtu siç edhe ka funksionuar ky rrjet i organizuar qeveritar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy