“Trepça” largon nga puna pesë punëtorë

by Nexhat

Në muajin Gusht punëtorët e ndërrmarjes “Treça” paralajmëruan protesta  për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë 5 ditë më parë, ku u ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.

Gjatë mbledhjes Kryeministri i Kosoves Albin Kurti tha se “ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”.

banner

Mesa duket “Ndërrmarrja Trepça” e ka marrë me seriozitet këtë deklarat të Kurtit.

Vetëm gjatë të hënës ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërrmarjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

Me rreth 20.000 punëtorë, Trepça cilësohet si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy