Vishaj: Personat që vdiqën në Infektivë ishin 80 dhe 67 vjeç, kishin edhe sëmundje tjera

by Nexhat

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se dy personat që kanë vdekur dy ditë më parë kanë qenë të moshës 80 dhe 67 vjeçare.

Ai tha se që të dy ishin të prekur nga koronavirusi, mirëpo kishin edhe sëmundje tjera.

banner

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri prej tyre i moshës 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të rënda kronike dhe një pacient tjetër i moshës 67 vjeçare që lëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar më parë në Klinikën Infektive”, tha ai.

Ai tha se momentalisht në Infektivë ka mjaftueshëm oksigjenoterapi, barna dhe staf mbështetës

“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike dhe varësisht situatës do të veprojmë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy