Atiq thotë se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

by Nexhat

Kryetari I Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut,

Ai tha se me këtë veprim  kanë treguar se nuk do të ketë barriera në mes të atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vet qytetarëve.

banner

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.  Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.  Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka thënë Atiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy