“Ekipi B” që mund të jetë ‘ekipi A’ për Real Madridin këtë sezon

by Nexhat

Në ditët e para të sezonit, Carlo Ancelotti tregoi se cila do të jetë 11-shja e tij titullare, të cilës i beson në shumicën e ndeshjeve, pavarësisht se ka një skuadër të madhe dhe mundësinë për t’iu drejtuar një ‘Ekipi B’ cilësor. Megjithatë, një nga kritikat që ka marrë është tendenca e tij për të vonuar ndryshimet, si në ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas, ku rifreskoi skuadrën në minutën e 88-të, pa kohë të mjaftueshme për të ndikuar.

Edhe pse ai ka një 11-she të përcaktuar, “Ekipi B” i tij ishte kyç sezonin e kaluar, duke bërë rikthime nga bankina dhe duke siguruar shumë fitore

Në total, zëvendësuesit e Real Madridit sezonin e kaluar shënuan 37 gola dhe 31 asistime, duke përfshirë 12 gola që erdhën në pjesën e fundit për të vendosur ndeshjet në favor të skuadrës mbretërore.

Efikasiteti i ‘Ekipit B’

Lojtarë si Joselu, Brahim Diaz, Luka Modric, Lucas Vazquez dhe Arda Guler ishin pjesët kyçe në ‘Ekipin B’ të Real Madridit, të shoqëruar me rotacione si Dani Ceballos dhe Fran Garcaa ose performanca e mirë e Andrej Lunin pa qenë fillimisht portier fillestar. Veçanërisht spikat Joselu, me 17 gola dhe 3 asistime dhe Brahim me 10 gola dhe 6 asistime, të dy ndërrues të përsosur të lojës.

Joselu ishte vendimtar në rikthimin 4-2 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve , duke shënuar nga bankina së bashku me Nico Paz. Ai ishte gjithashtu kyç në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madridit (5-3), ku ai dhe Brahim kthyen rezultatin. Ndoshta arritja e tij më e madhe ishte në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit, ku dy golëshi i tij e çoi Real Madridin në finale.

Në moshën 38-vjeçare, Modric është ende jetik, duke marrë një rol më pak drejtues, por vendimtar, si kur u hodh në fushë për të shënuar golin e fitores në një ndeshje të ngushtë të La Ligës kundër Sevillas. Po kështu, Aurelien Tchouameni shënoi nga stoli goli, i cili përmbysi rezultatin ndaj Las Palmas (1-2) në ligë.

Menaxhimi efikas i skuadrës, me dy ekipe konkurruese, ishte çelësi i suksesit të Real Madridit sezonin e kaluar dhe do të jetë vendimtar këtë sezon.

Sezoni është shumë i gjatë këtë vit dhe Ancelotti do të duhet t’i besojë bankinës për të ruajtur nivelin, për të siguruar fitore dhe për të bërë ndryshime në kohë kur është e nevojshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy