Ilkay Gündogan do të luajë përsëri në Manchester City.
Tashmë nuk ka dyshime: sipas mediumit spanjoll “AS”, mesfushori gjerman e ka marrë tashmë vendimin për t’u rikthyer në ish-klubin e tij pasi ka folur me trajnerin Pep Guardiola, i cili e ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e tij,
Një vit më parë nuk kishte arritur ta bindte që të qëndrojë në Angli, me lojtarin që kishte përfunduar në Barcelonë, klub në të cilin kishte ëndërruar gjithmonë të luante.
Për këtë arsye, i kishte refuzuar të gjitha ofertat që i kishin ardhur nga “Citizens” për ta vazhduar kontratën dhe ishte larguar vetëm pak javë pasi e kishte fituar Ligën e Kampionëve.
Tash, 12 muaj më pas, Gungodan do të rikthehet në Angli pa para, njëjtë siç ishte larguar prej aty.
Barcelona nuk është në pozicion që të kërkojë para për një lojtar i cili po e bllokon regjistrimin e Dani Olmos.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit nuk e kishte ndërmend që të largohej, por është çuar drejt largimit për arsye financiare: rroga e tij peshon afro 20 milionë euro të pastra.
Marrëveshja mes 34 vjeçarit dhe kampionëve aktualë të Anglisë do të jetë e lehtë të arrihet: Gundogan kishte oferta nga Arabia Saudite dhe nga Turqia, por dëshiron të jetë ende protagonist në kampionatin më të rëndësishëm të Evropës.
Me fanellën “Blaugrana” i ka zhvilluar 51 ndeshje nga 53 totale, duke u bërë lojtari më i përdorur dhe më i angazhuar nga trajneri Xavi Hernández