Haradinaj viziton Sindikatën e Minatorëve: Trepçës duhet t’i kthehet shkëlqimi

by Nexhat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar Sindikatën e Pavarur të Minatorëve. Ai ka thënë se Trepçës duhet t’i kthehet nami dhe shkëlqimi i dikurshëm përmes projekteve investive dhe revitalizimit të plotë dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkroi se gjatë vizitës së tij në Sindikatën e Minatorëve ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale të minatorëve, duke shtuar se do të “jetë krah i kërkesave të tyre”.

banner

“Në vizitën që i bëra sindikatës së minatorëve, shpreha shqetësimin për gjendjen në të cilën gjenden sot minatorët. U zotova para tyre se do t’i jem krah në të gjitha kërkesat, sikur sot por edhe nesër në udhëheqje të vendit. Trepçës duhet t’i kthehet nami dhe shkëlqimi i dikurshëm, kjo përmes projekteve investive – revitalizimit të plotë dhe ofrimit të kushteve më të mira për minatorët”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze, qoftë mungesë të financave apo edhe kushtet e rënda të punës dhe pa sigurim shëndetësor

Sot, Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze qe nderlidhen me mashtrimin qe kno Qeveri po e bene tash e 4 vjet. Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy