Komuna e Prishtinës jep tender rreth 1 milion e 230 mijë euro për renovimin artistik/infrastukturor të tunelit të kurrizit

by Nexhat

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dhënë tender në vlere rreth 1 milion e 230 mijë euro për renovimin artistic dhe infratrukturor të tunelit të kurrizit në lagjen Dardania,

Me këtë tender parashihen punët ndërtimore, të instalimit elektrik, hidrosanitare, të instalimeve të makinerisë dhe rikonstruimit të rrugës

banner

“Në çmim njësi duhet të parashihet blerja, furnizimi, punimi/montimi i çdo materiali/pozicioni sipas projektit si dhe testimi i materialeve para lëshuarjes në punë. Sistemimi i materialeve, pastrimi i punishtes nga mbeturinat gjatë dhe pas kryerjes se punimeve. Për të gjitha materialet dhe produktet ndërtimore që përdoren, paraprakisht të ofrohen certifikatat mbi kualitetin e tyre të cekura edhe në pozicion. Materialet dhe produktet ndërtimore siç janë dhënë në pozicion nuk duhet të ndryshohen apo zëvendësohen pa aprovim nga projektuesi”, theksohet në dosje.                   

Kontrata i është dhëë kompanisë “EING COM SH.P.K”, me procedurë të hapur. Nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet nesër.

Kohëzgjatja e kontratës është për tetë muaj, derisa vlera e përgjithshme e saj është 1 milion e 229 mijë e 678 euro e 2 cent.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy