Osmani takohet me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Mirënjohje për kontributin e aleancës në Kosovë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Osmani shkroi se në takim ia shprehu atij mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të aleancës dhe përkushtimin e vendit për t’u anëtarësuar në NATO.

banner

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shtoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy